Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër në Bruksel takohet me kryerin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku temë e bisedimeve pritet të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe. Dy ditë para këtij takimi të shumë komentuar, Kurtit nga SHBA-ja i ka ardhur një mesazh nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike, siç e quan ai “të frytshme”, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Kurti ka thënë se me këshilltarin ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ishte një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken, pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.
