Përparim Kryeziu

Përparim Kryeziu: Më 18 gusht, në takimin e Brukselit mes Kurtit e Vuçiqit parashihet të diskutohen dy pika kryesore

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke folur lidhur me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që pritet të mbahet më 18 gusht, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, që janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend. Vendimi për targa dhe dokumenti hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e  Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën. Ndërsa për shtyrjen e vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë më 31 korrik, ai ka thënë “Ne kemi bërë një shtyerje prej ditësh nga afati fillestar, për shkak se jemi pajtuar me shtetet partnere tona se ka pasur fushatë të egër dezinformimi në veri”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …