Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Kryeministri Albin Kurti, nesër në Bruksel do të takohet me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër në Bruksel takohet me  kryerin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku temë e  bisedimeve pritet të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe. Dy ditë para këtij takimi të shumë komentuar, Kurtit nga SHBA-ja i ka ardhur një  mesazh nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike, siç e quan ai “të frytshme”, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Kurti ka thënë se me këshilltarin  ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ishte një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken, pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …