Belinda Balluku: Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike

Belinda Balluku: Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka thënë se çdo tepricë të energjisë elektrike në Shqipëri sigurisht se Korporata Energjetike e Shqipërisë do të ia dërgonte Korporatës Energjetike të Kosovës. Ajo ka thënë se tashmë edhe vendet më të zhvilluara janë duke u përballur me një krizë energjetike dhe se Shqipëria dhe Kosovë nuk përjashtohen nga një krizë e tillë. Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike. Ky është një vit shumë i vështirë sa i përket krizës energjetike. Çmimet kanë arritur rekord të paimagjinueshëm dhe për këtë arsye besoj se nuk ka ndonjë vend në Evropë që gjendet në pozitë të favorshme sa i përket energjisë”. Prej kohësh në kemi ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjelle. KEK dhe KESH bashkëpunojnë mirë dhe nuk është hera e parë që i gjendemi njëri-tjetrit, saktësoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …