Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në mënyrë shumë të ashpër në lidhje me akuzat e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në mënyrë shumë të ashpër në lidhje me akuzat e opozitës për përfshirjen e tij në rastin e pretenduar penal, “MecGonigal”. Rama është shprehur se opozita nuk ka qenë kurrë më e mjerë dhe më e e shfytyruar dhe çekuilibruar, dhe qe gënjeshtrat nuk kanë qenë kurrë aq të qametshme. Sipas tij kjo është pasojë e puthjes fatale me një të vdekur. Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër. Asnjëherë, asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Euroactiv: As Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të negociuar nga BE-ja

Rrjeti i pavarur mediatik pan-europian “Euractiv” shkruan se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë …