Edi Rama

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sërish se Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhje më 18 qershor

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sërish se Partia Socialiste do të futet në zgjedhje më 18 qershor dhe e cilësoi këtë datë, si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Në komunikimin e zakonshëm javor, kryeministri hodhi sërish akuza mbi Partinë Demokratike, duke thënë se i druhen Reformës në Drejtësi dhe gjykimit të popullit më 18 qershor.  “Ata që rrinë në çadër, kanë frikë nga Reforma në Drejtësi dhe nga gjykimi i popullit me votë, më 18 qershor, ndaj janë gati të ‘hedhin në erë’, të ardhmen europiane të vendit”, tha Rama.  Kryeministri theksoi edhe njëherë rëndësinë e votimit të reformës në drejtësi dhe procesit zgjedhor të 18 qershorit, për të ardhmen europiane të vendit. “Opozita dëshiron të ‘marrë peng’ të ardhmen europiane të vendit, duke bllokuar reformën në drejtësi dhe procesin zgjedhor, por ka ardhur koha që ne të tregojmë se duam të vazhdojmë para, drejt të ardhmes europiane të vendit. Europa nuk mund të na pranojë, pa rerformën në drejtësi dhe kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …