Në një “Protestë kundër diktaturës” nëpër rrugët e Beogradit, morën pjesë rreth 80.000 qytetarë

Në një “Protestë kundër diktaturës” nëpër rrugët e Beogradit, morën pjesë rreth 80.000 qytetarë

Protestat e studentëve të pakënaqur, nën moton “Protestë kundër diktaturës”, janë mbajtur në Serbi për të gjashtën ditë me radhë, kurse atyre u janë bashkuar edhe Sindikatat ushtarake të Serbisë. Protesta e studentëve kundër zgjedhjeve presidenciale po cilësohet nga mediat serbe si protesta më masive në historinë e kohëve të fundit. Kësaj proteste i’u bashkua Sindikata e ushtrisë dhe Sindikata e policisë së Serbisë, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe të ndershme presidenciale. Turma e protestuesve me parulla “Protestë kundër diktaturës” marshuan rrugët e Beogradit ku sipas vlerësimeve ishin rreth 80.000 njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …