Haradinaj: Nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gabojnë dhe e largojnë taksën do të jetë e pafalshme për ta

Kryeministri Haradinaj e konfirmon se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij

Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij. “Kam pasur një bisedë me ministrin Tahiri i cili ka ofruar dorëheqjen”, tha Haradinaj. Shefi i ekzekutivit nuk ka bërë publike arsyet e thëna nga Tahiri. “I ka përmendur të shumta arsyet por nuk po i bëj publike derisa të zyrtarizohet dorëheqja’, tha Haradinaj në një emision televiziv. Haradinaj tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar atij që të mos pranojë dorëheqjen e Tahirit derisa Veseli të rikthehet nga Londra për bisedime të tjera. Sipas të parit të Qeverisë PDK ka tendencë për riformatim të ministrive me të cilat udhëheq.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …