Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri Haradinaj: Hashim Thaçi nuk ka mandat për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri rreth mundësisë së shkëmbimit të territorit me Serbinë, dhe rreth korigjimit të kufijve me këtë shtet. Haradinaj i ka komentuar deklaratat e kryetarit të vendit për korigjimin e kufijve mes dy vendeve. Ai ka thënë se Thaçi nuk ka mandat për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj. “Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës”, ka thënë Haradinaj. I pyetur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Kosovën Lindore ai tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova. Haradinaj ka shtuar se Kosova nuk duhet të ndryshojë qëndrimin e saj vetëm e vetëm që ta njohë Serbia pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …