KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMLDNJ: Faturimi i qytetarëve për humbjet e KEDS-it është joligjor, i turpshëm dhe i papranueshëm

Vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që humbjet e energjisë elektrike që shkojnë miliona euro t`u faturohen konsumatorëve, ka ngjallur reagime nga shoqëria civile. Ky vendim konsiderohet i dëmshëm për qytetarët dhe i papërgjegjshëm nga një bord që po i mbron vetëm interesat e biznesit. Shoqatat që mbrojnë konsumatorët kërcënojnë edhe me protesta, nëse vendimi nuk shfuqizohet. Vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e KEDS-it, t`u faturohen konsumatorëve, KMLDNJ e konsideron joligjor, të turpshëm dhe të papranueshëm. Edhe kryetari i shoqatës ‘Konsumatori’, Selatin Kaçaniku, tha se mbulimi i vjedhjeve në rrjetin e KEDS-it, nuk ka asnjë kuptim, sepse qytetari nuk ka asnjë fije përgjegjësie për to. Kundër vendimit të ZRRE-së ka reaguar edhe Konsorciumi Kosovar për Zhvillim të Qëndrueshëm. Sipas këtij konsorciumi ZRRE ka shkelur mandatin për të mbrojtur interesin publik dhe duke përdorur me arbitraritet pushtetin e vet, ka vendosur t’ia faturojë humbjet e një kompanie private, të gjithë qytetarëve të Kosovës. Zyrtarë të KEDS-it thonë se humbjet e energjisë elektrike, qofshin ato teknike dhe vjedhje, viteve të fundit janë faturuar ndaj konsumatorëve të përgjegjshëm të KEDS-it, dhe do të vazhdojnë të faturohen edhe më tej, sepse sipas tyre, kjo është normale dhe ndodh në çdo vend të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …