Kryeministri Haradinaj ka kërkuar raportim detaj nga vartësitë e tij për arrestimin e 6 shtetasve turq

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar raportim detaj  nga vartësitë e tij për arrestimin  e 6 shtetasve turq

Pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq, për të cilët thuhet se i përkasin lëvizjes gyleniste, autoritetet më të larta të vendit kanë mbajtur një takim të përbashkët në Zyrën e Kryetarit të vendit, Hashim Thaçi. Njoftohet se temë qendrore e takimit në mes të kryetarit, Hashim Thaçi, kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrit të parë, Behxhet Pacolli, ka qenë arrestimi i gjashtë shtetasve turq që janë kuadro në kolegjin turk “Mehmet Akif”. Njoftohet se kryeministri, Ramush Haradinaj ka kërkuar raport detaj për këto arrestime nga vartësit e tij, Ministri i Punëve të Brendshme që vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Flamur Sefaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri që vjen nga Partia Demokratike të Kosovës. Arrestimi i 6 shtetasve turq për të cilët besohet se i përkasin lëvizjes gyleniste, është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare. Ato informojnë se ka kohë që institucionet e Kosovës kanë qenë nën presion të Ankarasë zyrtare që të bëhet arrestimi dhe ekstradimi i tyre në Turqi pasi ata shtetas turq i përkasin një lëvizje që kundërshton presidentit e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …