leoni

Masakra e Izbicës

Kryeministri Haradinaj, ka përkujtuar 19-vjetorin e Masakrës në Izbicë, ku u vranë 147 shqiptarë nga forcat serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 19 vjetorin e Masakrës në Izbicë, ku u vranë 147 shqiptarë nga forcat serbe. Ai tha se masakra në Izbicë është dëshmi e një historie të dhimbshme në Kosovë, të vrasjeve dhe dhunës, por njëkohësisht një përpjekje e pa ndalur dhe këmbëngulëse e popullit të Kosovës për liri. “Izbica, 19 vjet më parë tronditi gjithë botën, por na dha forcën për t’u ngritur mbi dhimbjen, që rrugën tonë drejt lirisë ta jetësojmë me amanetin e të rënëve. Në Izbicë u vranë qytetarët tanë të Leqinës, Kostërcit e të Burojës, të Kllodernicës, Padalishtes, Morinës dhe Ujmirit, të Kërrnicës dhe fshatrave tjera të Komunës së Skënderajt. Kjo masakër mobilizoi gjithë botën demokratike për të ndalur dhunën dhe vrasjet dhe për t’i dhënë krah popullit të Kosovës në luftën e tij të drejt për liri dhe pavarësi”, tha kryeministri Haradinaj. Po ashtu, ai ka përkujtuar dëshmorët Elez Geci dhe Maxhun Berisha të rënë tek Kryqi i Pozharit në Deçan. Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova sot është shtet i konsoliduar, demokratik e i lirë dhe në rrugën e tij drejt bashkimit me familjen evropiane dhe anëtarësim në NATO  dhe në OKB.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …