Kryeministri Haradinaj, ka pritur në një takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në një takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, të kryesuar nga komisioneri ministror, Istvan Joo. Sipas komunikatës nga zyra për informim e kryeministrit, Haradinaj falënderoi shtetin hungarez për mbështetjen e gjithanshme në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në fusha specifike, si çështjen e impianteve për trajtimin e ujërave, mjedisit në përgjithësi dhe aspekte tjera të rëndësishme për vendin.

Haradinaj e njoftoi delegacionin nga Hungaria për progresin e arritur në Kosovë që nga marrja e mandatit dhe për angazhimin maksimal të qeverisë për reformën në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Ndërkaq, komisioneri ministror, Istvan Joo, falënderoi kryeministri për pritjen, duke theksuar gatishmërinë e Hungarisë për thellimin e bashkëpunimin në fushat e interesit reciprok.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …