Kryeministri Haradinaj ka takuar zëvendësministrat e Qeverisë, u ka kërkuar përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve

Kryeministri Haradinaj ka takuar zëvendësministrat e Qeverisë, u ka kërkuar përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me zëvendësministrat e Qeverisë, ku ka kërkuar që secili nga zëvendësministrat të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë të emëruar. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar njëkohësisht nga zëvendësministrat që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre. “Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe transparente dhe ajo përmes raportit të pranuar të secilit zëvendësministër do ta njoftojë publikun detajisht për performancen e tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …