Kryeministri Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas vrasjes së policit Izet Demaj

Kryeministri Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas vrasjes së policit Izet Demaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas vrasjes së policit Izet Demaj në Burim. Ai ka thënë se është shumë i prekur për atë çka ka ndodhur dje, derisa ka thënë se institucionet do të ndërmarrin gjithë veprimet për t’i përkrahur policët. Deklaroi se nesër do të shpallet ditë zie për Demajn. Haradinaj para gazetarëve ka thënë, se rasti rënies së policit Izet Demaj gjatë detyrës, do të jetë një pikë kthese për policët. Deklaroi se institucionet do të ndërmarrin gjithë veprimet për t’i përkrahur policët. I pari i Qeverisë shtoi se në janar do të procedohen ligje tjera për Policinë. Ai falënderoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Qalajn për mënyrën se si e ka menaxhuar këtë rast. Ndryshe, në nderim të tij, sot kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka nisur takimin e mëngjesit me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj. Demaj u vra dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë në Istog. Lidhur me këtë rast, mbrëmë janë arrestuar dy persona.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …