Kryeministri Haradinaj: Kosova mirënjohëse për kontributin e Ambasadori Ischinger

Kryeministri Haradinaj: Kosova mirënjohëse për kontributin e Ambasadori Ischinger

Kosova e vlerëson lart kontributin e drejt dhe parimor të Ambasadorit Ischinger në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për këtë gjithmonë do të jemi mirënjohës. Ky ishte vlerësimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger. “Ambasadorin dhe mikun e Kosovës, z.Ischinger e njoftova për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë, me fokus në rend dhe ligj, integrimet euroatlantike dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, në të njëjtën kohë e falënderova për rolin e tij të pazëvendësueshëm në përkrahjen e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri tha se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në shumë fusha, por është duke u përballur edhe me sfida. Andaj, do të punohet me përkushtim dhe në bashkëpunim me partneritet në tejkalimin e tyre deri në arritjen e objektivave dhe integrimin e plotë të Kosovës në mekanizma ndërkombëtare, si BE, NATO dhe në OKB. Ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe vlerësoi progresin e Kosovës, duke thënë se do të jetë përkrahës i proceseve të Kosovës në të ardhmen. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …