Në Deçan sonte nisë edicioni i 8-të i festivalit "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen"

Në Deçan sonte nisë edicioni i 8-të i festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 8-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ku do të mbahet me 04, 05 dhe 06 Maj (E premte, E shtunë dhe E diel) 2018 . Drejtori i këtij festivali z.Mustafë Ramamaj, ka ber të ditur se gjithçka është gati për të nisur ketë edicion , grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptarë. Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë do të jenë pjesë ë këtyre tri netëve të festivalit Tirana, Saradna , Vlora ,Gjirokastra ,Rapsodët e Hasit, Ansambli i Burrelit ,Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj ,Vitia, Rahoveci ,Ansambli Rugova, Grupi nga Shqipëria –Lab ,Ansambli nga Tropoja, Grupi nga Istogu , Malisheva , Klina , Bajram Curri nga Krusha , Deçani ,Drenasi , Gjakova dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jen pjesë e këtij festivali në Deçan. Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramaj bëri të ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tren.

Nata finale e festivalit,06 Maji, shënon dhe përvjetorin e 21, të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj. Ndërsa juria profesionale në përbërje të :

1.Kompozitorit Kreshnik Aliqkaj-Magjister –Kryetra Jurie

2.Mjeshter i Madhë- Koreograf -Deli Metalia 3.Betim Qorraj –Magjistër i Folklorit dhe Etnologjisë

4.Ali Geci –Publicistë

5.Faton Mehmetaj– Publicist Për tre net do të jen pesë e këtij festivali.

Agjenda :

E premte 04.05.2018 Ora : 17:00 Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse në Festival Ora 19:00 –Hapja e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ‘’’

E shtunë 05.05.2018 Ora 19:00 – deri në 22:00 – Nata e dytë e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

E diele 06.05.2018 Ora 19:00 deri në 23 :00 -nata finale dhe mbyllja e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ Në kudër të kësaj date. Në 21-vjetorin e rënies në fushën e betejës, të dielën më 6 Maj 2018, përkujtohet Heroi i Kombit Gjen.Major Luan Haradinaj , dhe Veprimtarit i çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj.

Homazhet mbahen sipas kësaj agjende : Ora 11:00 Homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit,, në Gllogjan Ora 11:30 Homazhe të shtatorja e Heroit Luan Haradinaj në Deçan Ora 10:00 Nisë Turniri në futsallë në nderim të Gjen. Major. Luan Haradinaj në palestrën e sporteve ,,Ereniku’’ në Junik finalja në ora 18:00 Ora 17:00– Akademi më Sallën e Kuçe në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …