Kryeministri Haradinaj: Krijimi i ushtrisë është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë

Kryeministri Haradinaj: Krijimi i ushtrisë është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e shpjegon Kosovën si vend që ka dal prej binarëve të vet. Ai ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidh problemet me arrogancë. “Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbush marrëveshje të Brukselit.  Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me paraqit Kosovën si vend i dalur prej kontrollit në siguri pasi sipas tyre Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim. Ne gjithë mundemi me ju kthy përgjigje të qartë se askush nuk ka nevojë për jostabilitet. Ne gjithë punojmë për ma shumë paqe, të vetmit që ju intereson ndonjë skenar për me mujt me nxjerr Kosovën të çrregulluar është Beogradi zyrtar”, është shprehur Haradinaj. Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ky është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën. “Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar kryeministri. Sipas Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …