Ramush Haradinaj thotë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar në vend

Kryeministri Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin 100 në Shkup për shkak të agjendës së paracaktuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të agjendës së paracaktuar në Kosovë, nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin 100, në Shkup, të hënën, ku pritet të marrin pjesë, përveç shumë afaristëve nga Evropa Juglindore, edhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 “Pra, mosshkuarja në Shkup e kryeministrit Haradinaj nuk ka të bëjë asgjë me atë se kinse ai nuk dëshiron ta takojë kryeministrin e Malit të Zi, siç raportuan disa portale në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë të zyrës për media të kryeministrit Haradinaj. Kryeministri Haradinaj do t’i bëjë ftesë zyrtare për ta vizituar Kosovën kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, dhe ai do ta vizitojë Shkupin në një të ardhme, porse nuk e përjashton mundësinë e vizitës edhe në Podgoricë., thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …