leoni

Haradinaj: Përurimi i punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, është lajm i mirë për ekonominë e vendit

Haradinaj: Përurimi i punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, është lajm i mirë për ekonominë e vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në përurimin e punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, ai është shprehur se lajm është i mirë për ekonominë e vendit “Jemi bashkuar për një vazhdim të një projekti, në të cilin është bërë një punë shumë e mirë ekipore, në mes të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në mënyrë që ta rishohim në dritë një projekt që ka pasur një pauzë të caktuar, por që tani po bëhet realitet”, ka thënë Haradinaj, në ceremoninë e përurimit të punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, rrugë kjo që mbanë emrat e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ky lajm i mirë po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës ka thënë mëtutje kryeministri.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari Hashim Thaçi, i cili këtë rrugë e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, duke thënë se qasja e Qeverisë për të vazhduar fuqishëm me modernizimin e infrastrukturës në tërë hapësirat e Kosovës, është qasje që i duhet vendit, shtetit dhe qytetarëve.
 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se ky është një nga segmentet më me rendësi pasi që e lidhë Prishtinën me Vushtrrinë dhe Mitrovicën, por edhe Kosovën dhe rajonin. Nga ana tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky segment rrugor do të hapë rrugë për zhvillim ekonomik dhe bujqësor. Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …