Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës

Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës, të prirë nga Don Viktor Sopi dhe Pal Baftiaj. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri, Ramush Haradinaj është zotuar se së shpejti Qeveria që ai drejton do të nënshkruaj një memorandum me Caritas-in, që veprimtaria e tij të ketë shtrirje në tërë Kosovën. Don Viktor Sopi ka thënë se Caritas Kosova është një organizatë kombëtare që mbështetet në komponenten sociale të vendit dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Caritas-in në nivele kombëtare, sidomos me atë amerikan, gjerman dhe francez. Caritas Kosova është themeluar në vitin 1992 nga Nikë si organizatë humanitare shumetnike dhe multifetare. Kjo organizatë ka të punësuar 800 njerëz dhe 400 vullnetarë, ndërsa për vitin 2018 parashihet që të ketë rreth 1200 punëtorë social dhe shëndetësor, kurse me miratimin e ligjit për vullnetarizmin, të cilin e ka iniciuar Kryeministri Haradinaj, llogaritet që numri i vullnetarëve të trefishohet.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …