Kryeministri Haradinaj thotë Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve të ERA

Kryeministri Haradinaj thotë Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve të ERA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, të kryesuar nga ministrja Dhurata Hoxha, për të debatuar rreth rishikimit të Agjendës për Reforma  Evropiane si dhe diskutimi e miratimi përfundimtar i prioriteteve të reja. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi uroi për sukseset në zbatimin e prioriteteve të ERA I, veçanërisht pakoja e ligjeve, për sundim të ligjit dhe ajo e reformës së administratës shtetërore, tha se takimi i sotëm është dëshmi e seriozitetit që kanë institucionet e vendit, posaçërisht Qeveria, që tashmë kanë krijuar një njohuri dhe vetëbesim më të madh dhe nivel të detyrës. Haradinaj shprehu respekt për gjithë punën që është bërë, për zbatimin e prioriteteve të ERA I dhe zbatimin që do të bartet në ERA II, identifikimin e prioriteteve të ERA II, për të cilat do të dakordohen për dinamikat implementuese. Ai tha se më në fund ka një qartësi më të madhe në zbatim nga ana tyre dhe se mund të flitet për sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …