Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit ndikon në krijimin e ambientit të përshtatshëm për të bërit biznes

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një mëngjes pune, takoi sot anëtarët e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, me të cilët bisedoi për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në krijimin e ambientit të përshtatshëm për të bërit biznes. Nisur nga rëndësia që zhvillimi i biznesit ka në ekonominë e Republikës së Kosovës, ministri Tahiri ka bërë të ditur se në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, ka përfunduar analiza e segmentit të drejtësisë komerciale, e cila fuqishëm ka rekomanduar krijimin e një gjykate të veçantë që do adresonte vetëm çështjet e aktorëve të biznesit. Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur që platforma e Rishikimit Funksional iu ka mundësuar bizneseve krijimin e hapësirës ku mund të shprehin problemet me të cilat ballafaqohen dhe së bashku me aktorë tjerë të gjyqësorit, shoqërisë civile e partnerëve ndërkombëtarë, të diskutojnë mbi zgjidhjet potenciale që do të përmirësonin gjendjen aktuale në kuadër të këtij sektori, thuhet në komunikatën për media.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …