Kryeministri Haradinaj thotë së Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kryeministri Haradinaj thotë së Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Kjo sipas tij është konfirmuar ka kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol! Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …