Kadri Veseli: Është turp që rinia kosovare, thesari ynë, të mos ketë të drejtën për të parë Europën dhe botën

Kadri Veseli: Është turp që rinia kosovare, thesari ynë, të mos ketë të drejtën për të parë Europën dhe botën

Në promovimin e Programit Nacional për Rininë që është lansuar sot në Kosovë po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvëndëskryeministri Fatmir Limaj si dhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi. Ky program ka në fokus të rinjtë, kryesisht nxënësit e shkollave fillore, ka për qëllim të zhvillojë kreativitetin dhe mendimin kritik të tyre. I pari i Kuvendit, Kadri Veseli, para të panishmëve tha se se ky projekt është shumë impozant. Veseli e shtori edhe njëherë problemin që ka rinia e Kosovës si më e izoluara në Europë. “Është turp që rinia kosovare, thesari ynë, të mos ketë të drejtën për të parë Europën dhe botën”. tha Veseli. Ai shtoi se këtë se këtë program si politikanë ia kanë borxh rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …