Kryeministri, Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri Hoti: I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Përmes kësaj letre, kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën. ‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash kryeministri. Hoti, e ka siguruar Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, se vendi ynë mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …