Abdullah Hoti

Kryeministri Hoti ka deklaruar se gjendja e shkaktuar nga pandemia po rëndohet dhe jemi në limitet e kapaciteteve

Pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë, kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se gjendja e shkaktuar nga pandemia po rëndohet dhe jemi në limitet e kapaciteteve. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e masave shtese dhe zbatimin rigoroz të tyre. Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marr disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, ka theksuar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …