Kryeministri, Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministri, Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka marr pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, ku temë ishte tregu i përbashkët rajonal. Gjatë këtij samiti, Kosova së bashku me vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbër. Me këtë rast, Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi. “Besoj që sot jemi duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi. Është e qartë se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon, duke shpejtuar konvergjencën tonë në drejtim të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Të gjithë në Tiranë, nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!

Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri …