Kryeministri i Anglisë, Rishi Sunak pasi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Vladimir Zelenskyy, tha se Mbretëria e Bashkuar ka punuar ngushtë me Turqinë për rivendosjen e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi. Ne do të vazhdojmë të përdorim rolin tonë si kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar më tej sjelljen e Rusisë. Ajo synon gjithnjë e më shumë të godasë anijet tregtare në zonën e Detit të Zi dhe Britania e Madhe po monitoron me kujdes situatën së bashku me partnerët tanë. Në deklaratë thuhet se të dy liderët shkëmbyen mendime mbi përparimin e bërë nga forcat ukrainase, pavarësisht nga përballja me kushte sfiduese. Sunak shprehu gjithashtu shqetësim të thellë mbi ndikimin shkatërrues të sulmeve të fundit ruse në qytetin e Odesës, duke thënë se ai ishte “i tmerruar” nga shkatërrimi i bërë nga zhvillimet e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik
Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …