Ylli Mece

YLLI MEÇE: VETING PËR POLITIKANËT? NËSE DO BËHEJ, DO TË NDËRTONIM PËR TA TRE QYTETE SPAÇI

Tashmë në tregun e arapashit mediatik është hedhur ideja bombastike e bërjes së vetingut dhe për politikanet, që do të thotë se të gjithë ata pa përjashtim duhet tu nënshtrohen kontrollit të pasurisë shpirtërore e asaj ekonomiko financiare. Të parët persona të cilët u trembën seriozisht nga kjo ide dhe që me të vërtetë i zuri lemeria ishin tre personazhet tanë tipik, “Babalja” i PD-se, Bikja i PS-se dhe Qani Qopeku i të gjithë partive. Qaniu edhe pse shpreh unitetin e gjithë partive të majta e të djathta dhe pse nuk është as afarist e ka marrë diplomën me pare. Ai në fakt nuk ka punuar asnjë dite dhe kushdo mund të habitet se si është e mundur që një i pa punë e pa asnjë të ardhur, të arrijë të mbarojë universitetin?! Dhe për më tepër në moshën 50 vjeçare ?! Pikërisht këtu qëndron sekreti, sepse paratë i paguante babai i tij i cili ishte një fukara nga “Vërmiku” i Vlorës. Dëgjo këtu or bir- i kish thënë një ditë i ati i tij. Mos e humb toruan se nga fshati ynë s’ka vështirësi qe ne nuk e kalojmë e në do ta dish ti dhe fshati ndaj e ka marr emrin të tillë dmth “Vër mik”, sepse pa miq që thua ti bir.. nuk bën dot asgjë prej gjëje. Por ja që kohët ndryshuan, po sikur ndonjë nga pedagogët e mi të bashkëpunoje me drejtësinë e të deklarojë se unë Qani Qopeku kam marrë para nga studentet e të më nxjerrë emrin si i korruptuar? Unë pasuri shpirtërore, dmth sintezë të dijeve vetëm këtë diplomë kam e asgjë tjetër. Po sikur të ma marrin e të ma nxjerrin të pa vlefshme?- i kish thënë ai një ditë Babales.

– Po ti a të q…. a udhët , qenke gomar i madh dhe me të vërtetë e meriton të ta heqin. Po nuk e vëren or qopek, se po të hoqën diplomën ty shumica e politikaneve dalin pa diploma? Pse ore ata të Plepave të Durrësit si u bënë prokurore, gjykatës ,hetues, avokate e dreqi me të bir? Ti te paktën i bere 4-5 vjet…e ata për 6 muaj si u bënë njerëz?! Po njeriu që të ngjizet e të dalë kalama i duhen 9 muaj. Ti or mik kot trembesh, sepse hallexhi i vërtetë jam unë. Mua ma hoqën dhe statusin e qytetarit shqiptar vetëm për korrupsion aktiv e pasiv. Më rëndon në shpirt vëlla më rëndon se kush i dëgjon ata të lagjes time që me qesëndi më thonë: Ore ti ja aktiv apo pasiv sepse nuk e kuptojmë! Hapu varr e futu ! Ndaj dhe ika e mora arratinë si ata ballistët e luftës, se kush e duron këtë turp. Ja më thuaj ti mua… ai Salijani i Saliut e ke parë në Tv si ja kërkoi tjetrës ne mes te Kuvendit me celular dhe e dënuan për manipulime 1 vit me burg?! Ama burgun e vërtetë e shijova vetëm unë që mora arratinë. E çi bënë atij…e di ti se çi bënë ? I rriten rrogën dhe e zgjodhën përsëri deputet, pra ai e ka të kaluar vetingun .

Mua me dhanë statusin e azilantit politik. Po pse ore një lloj qenkam unë me atë Dhallën …apo Llallën si e quajnë se nuk më kujtohet mirë dhe emri ? Iku Tufa vërtetë iku, po atë orë ziun e kërcënuan, sikur të ishte diversant dhe ja kishin bërë benë. Jo or vëlla, ka lezet Çelo ballisti. Ballist me çika dhe nuk ja bën tërr syri i pifsha dollinë si Sali Protopapës. Ai po tregohet burrë dhe ballist i vërtetë 24 karad. E ke parë si kapardiset në kolltukët e Tv? Uuuuu… se për pak harrova Salën dhe Mediun. Ata me sa kam dëgjuar janë krushq në disa afera. Kanë kaq vite që i akuzojnë, bashkë me atë tjetrin e “lugës së florinjtë” E di ti vëlla historinë se si Iliri me Saliun lanë nam dhe çuditën ndërkombëtarët në një darke ? Që thua ti…ata të Brukselit kishin shtruar një darke me lugë të florinjta. Iliri vjedh një lugë floriri dhe e fut ne xhep te brendshëm të xhaketës së tij, por ja që veprimin e tij e pa një deputet grek. Ç’ bën Iliri ? Me qëllim që t’i shpëtonte situatës se turpshme çohet në këmbë e me lugë i bie pjatës . Gjithë euro deputetet po shikonin me kërshëri se çdo ndodhte. E shikoni këtë lugë- tha Iliri dhe e futi ne xhep te brendshëm. I ra tre here me dorë xhaketës dhe u thotë pjesëmarrësve : Tani shikoni te xhepi i brendshëm i Saliut. Ç’të shikonin ? Ata nxorën lugën e florinjte nga xhepi i xhaketës së Salës . E gjithë salla u ngrit ne këmbe me duartrokitje, duke e menduar se Iliri ish një zhongler dhe pa e kuptuar se të dy kishin vjedhur. Po më e bukura ish se ata të Brukselit vetëm për këtë numër u thanë: Halla ti kini këto lugë e po jua u falim! Ja kështu or vëllezër…

Bikja i PS-se i zëne keq herë qeshte e herë rrinte serioz, por dhe ai e theu heshtjen e tij me ca lëvizje që më shumë ngjasonin si të pa kontrolluara. Ndofta nga turpi se Partia e tij e kish menderosur fare aq sa një e nga një po i dilnin deputetë ministra e nën ministra të korruptuar por kini parë ju, që në kohën kur shkonte SPAK-u për ti arrestuar ata ja kishin mbathur një ditë më përpara.?!Po kush u thosh mor aman kush u thosh : Mbathjani se do ju arrestojmë nesër?! I vinte inat me veprimin e Ramës i cili e mbërtheu për gryke Melonin e Italisë e i futi një te puthur sa qe habiti gjithë ndërkombëtarët. Po Rama nuk e kupton se sa na dëmtoi. Qe nga ai moment filluan dhe kryetaret e bashkive të bëheshin qejflinj. Unë për vete nuk e quaj ndonjë krim të madh, madje dua te them se është një reklamë të madhe me karakter kombëtar, sepse qe nga ai moment madje dhe kur Gici e mbërtheu te bijën e botes për bythësh ke parë ti që kët’ vit Shqipëria u mbush jo vetëm plotë me turiste të huaja femra, por dyndën dhe “frosho e gey” nga të gjithë kontinentet? Na ka dalë nami si trap mëdhenj ndaj dhe kemi turizëm të pa pare kët vit, po thuaj shyqyr që nuk është koha e “Xhaxhit” se po ta bënte ai vetingun e të gjithë politikanëve tanë të tanishëm, do kishim tre qytete me emra të tillë si “Spaç burg” “Kusar burg” dhe “Pjepër burg”

 

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …