Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatin

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri. Fillimisht, ai e ka njoftuar ministrin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Agjendën e Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve të MSA-së, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje tjera me rëndësi për vendin, thuhet në njoftimin kryeministror. Haradinaj me këtë rast ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës në procesin shtetformues dhe proceset tjera me rëndësi për vendin, duke thënë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tutje, në të gjitha fushat. Gjatë takimit kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e integrimit euroatlantik, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, dhe në organizata tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Në takimi është biseduar edhe për marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve dhe nivelin e zbatimit të tyre, poashtu edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Pejë. Ndërkaq, ministri shqiptar ka vlerësuar progresin e Kosovës duke e përgëzuar Kosovën për vendimin pro liberalizimit të vizave në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e shtetit shqiptar që edhe më tutje të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …