Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Krasniqi: Po të varej nga PE lëvizja e lirë e qytetarëve tanë do të ndodhte që në legjistraturën e Pavarësisë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se po të vareshin vizat nga Parlamenti Evropian  lëvizja e lirë e qytetarëve tanë do të ndodhte që në legjistraturën e parë të Pavarësisë. “Sikur vizat të vareshin nga Parlamenti Evropian, jam i bindur se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës do të ndodhte që në legjistraturën e Pavarësisë së Kosovës. Pasi PE-ja është i vetmi institucion i BE-së që në vitin 2008 e ka njohur Pavarësinë e Sovranitetin e Republikës së Kosovës! Kjo është e ditur. Ishte politika e shteteve të ndryshme Evropiane që e penguan ketë çështje të rëndësishme për qytetarët tanë, të cilët i lan padrejtësisht në një geto. Ky veprim nismëtar i PE-së (i vonuar nga politika), nuk ka dyshim, duhet përshëndetur me gjithë mend! Të shpresojmë që institucionet e tjera do të ecin në këto gjurmë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …