Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që u zhvillua në Tiranë

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që u zhvillua në Tiranë, edhe pse asnjëherë deri sot nuk qëndroi  në kryeqytetin e vendit kur u zhvilluan protestat e dhunshme. Sipas Ramës kjo ishte një protestë e turpshme për opozitën dhe opozita do të marrë faturën më 30 qershor kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri.“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica është shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”, shkroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …