Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se janë bërë 22 vjet, por porosia e heronjve edhe sot është e freskët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se janë bërë 22 vjet, por porosia e heronjve edhe sot është e freskët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe familjarë të Heroit të kombit, Zahiri Pajaziti, ka bërë sot homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishtinë, me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke kujtuar veprën e heroit Zahir Pajaziti, tha se janë bërë 22 vjet, por porosia e heronjve edhe sot është e freskët. “Liria është e shtrenjtë, e çmueshme dhe do të kujdesemi që të jemi çdo herë në respekt të vlerave të lirisë sikur sot”, tha kryeministri Haradinaj. Kryeministri, të mërkurën mori pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në Junik, në 22-vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, në nderim të veprës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …