Më një Akademi përkujtimore u shënua 22 vjetori i rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më një Akademi përkujtimore u shënua 22 vjetori i rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Sot më një Akademi përkujtimore nën përkujdesjen e kryetarit Thaçi është shënuar 22 vjetori i rënies heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Fillimisht ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa, tha së 22 vite më parë, kombi i ynë e pësoi një humbje të madhe, i humbi tre luftëtarët e parë të lirisë. Lufta e UCK-së i ka hapur perspektiven më të mirë të kombit në histori. Zahir Pajaziti ofronte shoqëri dhe bashkëpunim më të gjitha lëvizjet atdhetare, ai ka qenë themelues i Shtabit të Përgjigjëm të UÇK-së si dhe figura qendrore e tij. Ndërsa sot në liri po e dëshmojmë pastërtinë e luftës çlirimtare, tha ndër të tjera Mustafa.

Ndërsa Sabit Syla drejtor i Institutit të Historisë tha së rënia e këtyre tre heronjve ishte sa heroike edhe krenare. Ishin vitet e 90-ta të organizimit të celulave të UÇK-së, kur Zahiri se bashku me 54 veta shkon në Shqipëri për t’u përgatitur. Ai ishte i vendosur prej një luftëtari çlirimtar. UÇK-ja si faktor ushtarak dhe politikë e ka pastërtinë e sajë të dëshmuar duke zënë vend në diplomacinë ndërkombëtare më luftën e sajë në teren e cila u bë faktor vendimtar i rrjedhës së historisë së vendit, tha Syla.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati theksoi se neve kemi ecur rrugës së rrahur nga Zahiri më shokë, pra kemi ecur rrugës së prijësve të luftës çlirimtare për të arritur deri këtu.

Kurse motra e dëshmorit Edmoin Hoxha, Fakete Hoxha fjalën e sajë e filloi me kujtimin e tubimit të parë për Zahirin Hakifin e Edmondin nga studentët para 22 viteve, por edhe tubimin e fundit kur ata tre u kthyen në bronz në qytetin e Besianës. Ajo bëri thirrje për unitet dhe bashkërendim në mes të liderëve tanë politikë. Akademia ka vazhduar edhe më një program kulturo-artistik./RKL/

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …