Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, arsyetoi Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot në Kuvendin e Kosovës thënë se në vitin 2017  do të  ofrohet  një buxhet zhvillimor.  Rritja  ekonomike është më e lartë se rritja ekonomike në vendet e BE-së dhe rajonit. Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se buxheti për vitin 2017 adreson prioritet zhvillimore në bazë të strategjive që janë në fuqi. Hoti ka deklaruar para deputetëve, se buxheti është bërë në pajtueshmëri të plotë me FMN-në. Ai ka thënë se parashikimet e Qeverisë janë që në vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë 4.4 për qind. “Të hyrat e rregullta janë planifikuar prej mbi 1.7 miliard. Të hyrat tjera jotatimore mbesin përafërsisht të njëjta”, është shprehur Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …