Rritja e buxhetit duke rritur borxhet nuk është e shëndetshme për ekonominë tonë

Rritja e buxhetit duke rritur borxhet nuk është e shëndetshme për ekonominë tonë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, ka adresuar disa kritika për buxhetin e vitit 2017, por që në fillim ka  bërë me dije së deputetët e kësaj partie do ta votojnë atë. Hadërgjonaj, e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Buxhet, ka deklaruar se buxheti lë për të dëshiruar sa i përket harmonizimit me planin strategjik për investime dhe planin për MSA-në. “Ky buxhet nuk dallon shumë nga ai i vitit të kaluar. Sipas këtij buxheti të hyrat janë mbuluar me borxhe që nuk kanë ndodhur në vitin e kaluar”, ka deklaruar ajo. Hadërgjonaj ka thënë se buxheti është më i vogël nëse krahasohet rritja që është bërë në vitin 2015 dhe 2016. “Rritja e buxhetit duke rritur borxhet nuk është e shëndetshme për ekonominë tonë”, është shprehur Hadërgjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …