Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritur komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritur komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe për proceset tjera në Kosovë. Haradinaj falënderoi kreun e KFOR-it për mbështetjen që ky mision i jep popullit të Kosovës duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për ndihmën e pakursyer për FSK-në, në rritjen e gatishmërisë së saj operacionale dhe teknike, me shpresë se kjo ndihmë do të intensifikohet, në avancimin e kësaj force.

Shefi i ekzekutivit vendor e njoftoi gjeneral major Cuoci-n për proceset që po zhvillohen në Kosovë, veçanërisht në sektorin e sigurisë. “Prania e KFOR-it në Kosovë është një faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në vend por edhe për rajonin”, tha Haradinaj. Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i ofruar mbështetjen e mëtutjeshme në fushën e sigurisë dhe të proceseve tjera demokratike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …