Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Berlin foli për mërgatën e madhe të Kosovës, në Gjermani dhe interesimin për të investuar në Kosovë

Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Berlin foli për mërgatën e madhe të Kosovës, në Gjermani dhe interesimin për të investuar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kancelari i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz, të cilin e ftoi atë që ta vizitojë Kosovë me një delegacion të madh investitorësh. Sipas komunikatës së Zyrës së kryeministrisë thuhet se Albin  Kurti theksoi miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe  Gjermanisë dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe barazisë.   Kryeministri Kurti veçoi mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani dhe interesimin për të investuar në Kosovë. Ai e njoftoi Kancelarin për progresin e arritur në një vit qeverisje në Kosovë, duke potencuar rezultatet në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin në të gjithë indikatorët e demokracisë. Përmendi edhe përpjekjet e mëdha për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe suksesin në luftimin e kontrabandës, krimit dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …