Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Kryeministri Kurti, i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës, mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, më 15 janar, në orën 14:00

Kryeministri Albin Kurti, i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës, mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, të shtunën, më 15 janar, në orën 14:00. Në njoftimin për media është thënë se në rend të ditës është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, pasi sot 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …