Kryeministri Kurti ka folur zhvillimet e fundit në Hagë, por ka përmendur vetëm rastin e Rexhep Selimit

Kryeministri Kurti  ka folur zhvillimet e fundit në Hagë, por ka përmendur vetëm rastin e Rexhep Selimit, tre të tjerët  për të  nuk ekzistojnë meqë duket  është betuar në Bibël e Kuran, për të mos iu përmendur emrat.  Albin Kurti duke folur para mediave e ka cilësuar si zhvillim negativ, pasi me këtë rast  këtë e pësojnë familjet e të akuzuarve. Sigurisht qe bëhet fjalë për zhvillim negativ, meqenëse e pësojnë familjet, më të dashurit e atyre që po mbahen mbi 3 vjet në Hagë. Unë këtë dje e kam marr vesh nga deputetja,  Shqipe Selimi,  që është bashkëshortja e gjeneralit të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe njëkohësisht e kemi diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, këtë zhvillim negativ. Ju e dini që ne i kemi mundësitë e kufizuara për të pasur çfarëdo ndikimi, mirëpo natyrisht jemi duke menduar se si mund të ndihmojmë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …