Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e palëkundur në mbështetje të Ukrainës

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e palëkundur në mbështetje të Ukrainës. Ai ka kujtuar se sot u bënë dy vite prej kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën duke e shkelur integritetin territorial dhe pavarësinë e saj si dhe duke i dhunuar liritë e të drejtat e popullit ukrainas. “Në dyvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Republika e Kosovës është e pozicionuar drejt dhe do të vazhdojë të qëndrojë kështu krah aleatëve të saj dhe veçanërisht ShBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën për ta mbështetur dhe ndihmuar popullin dhe shtetin ukrainas për ta mbrojtur territorin dhe pavarësinë e Ukrainës në luftën e drejtë përballë agresionit rus. Duke e mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën, bashkë me vendet e botës demokratike e mbështesim lirinë e popujve tanë, pavarësinë dhe pacënueshmërinë e shteteve tona si dhe vlerat demokratike” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shkruar më tutje se Rusia si shtet dhe presidenti despotik i saj Putin, duhet të përgjigjen para gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …