leoni

Kryeministri Kurti ka zgjedhur ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, për të biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës

Kryeministri Kurti ka zgjedhur ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, për të biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës

Kryeministri, Albin  Kurti ka zgjedhur ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, për të biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Është paksa e habitshme pse pikërisht z, Tajani iu ka referuar Albin Kurti, edhe pse Italia është shtet anëtar i QUINT-it, i cili ka dënura eskalimin e situatës në veri suke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin, Albin Kurti. Ai  ka deklaruar se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel. Kështu ka deklaruar Kurti në një postim të tij  pasi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri, shkroi Kurti, pa dhenë asnjë sqarim konkret, në kohën kur ndodhet në ballë të kritikave nga shumë shtete mike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …