Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri, Kurti po tërhiqet sikur me rastin e targave të automjeteve

Molliqaj, duke komentuar dërgimin e kryetarëve të zgjedhur në veri me polici, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po tërhiqet sikurse në rastin e targave të automjeteve. Lavdia liderit, autonomia Serbisë. Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave nr. 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më hëret. Ndërkohë, statuti i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua ‘ligjshmëria e targave’. Nëse prej këtij gjesti ‘çlirimtar’ e ‘sovranist’ përfundojmë te Asociacioni, këtu kemi një kontradiktë logjike. Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest. Gjesti shpesh shënon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës. Tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi. Një pranim “heroik”, ka shkruar Molliqaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …