Hashim Thaci

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar pesë orë në familjen e tij, në fshatin Burojë të Drenicës

 Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka qëndruar pesë orë në familjen e tij, në fshatin Burojë. Bëhet e ditur se arsyeja e ardhjes së Thaçit në familje është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësore. Kjo është ardhja e parë e  Hashim Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020.  Atij  iu ka lejuar të vijë në Burojë nën masa të ashpra të sigurisë për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Dje forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë.  Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë dje ishte  i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …