Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Kryeministri Kurti, tha se situata e tensionuar në veri të vendit është pasojë e grupeve të armatosura, të cilat shtiren si protestues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se situata e tensionuar në veri të vendit është pasojë e grupeve të armatosura, të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale të Serbisë. Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave në veri, atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”, tha Kurti për gazetarë. Ato grupe , ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”, tha Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …