Rama

Kryeministri Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Londër, kërkon ndihmë financiare dhe teknike për Shqipërinë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shefi i qeverisë ka theksuar se në këtë samit do të interesohet dhe do të kërkojë ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare me qëllim  përballimin e pasojave të tërmeti të 26 nëntorit. “Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ngre shqetësime për Gjykatën Speciale në takim me ambasadorin francez

Udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pritur në …