leoni

Me një program të jashtëzakonshëm SHKA “Agimi” shënoi 75 vjetorin e themelimit

Me një program të pasur, në të cilin, në mënyrë origjinale artistike janë përmbledhur: kënga, vallja, rezistenca, qëndresa dhe triumfi, të hënën në orët e mbrëmjes, është shënuar 75 vjetori i Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”.

Në programin e përgatitur për shënimin e 75 vjetorit, në fillim orkestrina e ShKA “Agimi” dhe grupi i këngëtarëve, para artdashësve në sallën e mbushur plot të shtëpisë së kulturës në Prizren, shpalosën margaritarët e këngës sonë popullore.

Koreodrama “Agimi i agimtarëve” një vepër artistike që përmbledhë në vete 75 vjet aktivitet

Ajo që i la të impresionuar të pranishmit, ishte koreodrama e përgatitur nga Gëzim Sertolli, me muzikë të Naim Gjoshit nga Elbasani dhe me kostume të përgatitura nga Suzana Susuri dhe Nadire Bytyqi.

Një koreografi në të cilën janë përmbledhur 75 vjet aktivitet, një përmbledhje artistike që e përçon shumë qartë mesazhin e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave si rrezistencë dhe lavdi, por edhe si sfidë dhe përballje e vazhdueshme për ta ruajtur dhe kultivuar artin kombëtar, si pjesë e e qendresës e betejave deri në triumf.

Vlera kombëtare në betejat e vijueshme artistike e kulturore,  përball “kamxhikut” të kohës triumfon dhe, dëshmitar i janë 75 vjet aktivitet i ShKA “Agimi”, është kjo koreodramë që në vete ngërthen , shumë mund, shumë djersë e gjak, shumë këngë e valle, përballë tendencës për ta zhbërë traditën duke mos e lejuar kultivimin e saj.

Arti i trashëguar si vlerë triumfon mbi të gjitha dallgët dhe stuhitë e kohëve.

Valltarët e ShKA “Agimi” bashkë me profesionistë e profesioniste të baletit dhe aktorë të Teatrit të qytetit, në koreodramën “Agimi i agimtarëve” mbajnë shkëlqyeshëm mbi supe, dramën 75 vjeçare të shumë gjeneratave të Agimit, dhe e shpëfaqën me sukses dhe me emocion të jashtëzakonshëm.

Salla e mbushur plot e shtëpisë së Kulturës gjatë gjithë koreodramës ishte aktive duke shpërfaqur emocionet përmes duartrokitjeve dhe jo vetëm.

Në fund të shfaqjes më një duartrokitje të gjatë publike shprehu respektin dhe mirënjohjen për të gjithë stafin e angazhuar në këtë koredoram, për valltarët, për muzikën, për kostumet, për kroeografin Gëzim Sertollaj, i cili e barti mbi supe përgatitjen e kësaj koreodrame.

“Agimi” në dy pulla postare

Pas programit artistik, kryetari i Këshillit organizativ, Kadri Skeja falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërsa përpos falënderimit shprehu mirënjohje edhe për më shumë se 5000 anëtarët e ShKA “Agimi” që kanë qenë pjesë e aktivitetit në 75 vjet. Ai premtoi se “Agimi” në vazhdim do të punojë edhe më shumë, do të rritet edhe më shumë, dhe premtoi prezantim dinjitoz të vlerave kombëtare kudo nëpër botë që do të marr pjesë ShKA “Agimi”

Me këtë rast zyrtarët e Postës së Kosovës prezantuan dy pulla postare me motive nga aktiviteti i ShKA “Agimi.

Seksioni për informim i ShKA “Agimi”

Kadri Skeja 044 201 466

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …