Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Paris, ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në mbështetje të Ukrainës, shkruan A2.
“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elyse, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane”, shkroi Rama në Facebook.
Në daljet e mëparshme publike, duke cituar raporte të Këshillit të Europës Rama ka kritikuar paraburgimet në Shqipëri, që sipas tij janë në shifra mbi normalen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
