Lista serbe me vetëm 9 deputetë, Mandati i dhjetë nga komuniteti serb i takon Nenad Rashiqit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, partia më e madhe serbe, Lista Serbe, edhe në këtë legjislaturë ka siguruar vetëm nëntë (9) ulëse, e jo dhjetë (10) siç ishte raportuar më herët.

Mandati i dhjetë nga komuniteti serb i ka takuar Nenad Rashiqit, i cili nuk është pjesë e Listës Serbe  dhe udhëheq me partinë për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiqi ka deklaruar se është i gatshëm të votojë për formimin e qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …